3 viktima dhe 124 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bën të ditur përditësimin e të dhënave lidhur me Covid-19 për 24 orët e fundit.

Informohet se, 3 persona kanë humbur jetën duke e çuar në 373 numrin total të viktimave nga nisja e pandemisë.

Raportohet për një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi, sipas Ministrisë, që të tre me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sa i përket infektimeve të reja, MSH bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 124 qytetarë nga 808 teste të kryera.

Aktualisht në spitalet Covid, atë Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i mirë është fakti se 70 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19. /oranews

Back to top button