3 viktima nga covid-19, mbi një mijë raste të reja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e infektimit me Covid-19.
Nga 6 mijë e 837 testime, pozitiv me Covid-19 kanë rezultuar 1 mijë e 593 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës. Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media