30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar
Në Ukrainë janë shkatërruar 30 për qind e termocentraleve që nga 10 tetori, sipas presidentit të vendit Volodymyr Zelensky.
“Një lloj tjetër sulmesh terroriste ruse: synimi i energjisë dhe infrastrukturës kritike. Që nga 10 tetori, 30% e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje masive në të gjithë vendin. Nuk ka hapësirë për negociata me regjimin e Putinit”, shkroi Zelensky të martën në Twitter.
Njoftimi i Zelensky vjen pas sulmeve të fundit të Rusisë në infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë.
Zonat në të paktën tre qytete të Ukrainës janë goditur me ndërprerje të energjisë elektrike pas sulmeve të Rusisë në infrastrukturën kryesore të martën, sipas autoriteteve lokale./21Media