30 të vdekur nga shembja e një miniere ari

Shtatë të tjerë janë plagosur

Të paktën 30 njerëz janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë lënduar nga shembja e një miniere ari në Afganistanin verilindor kanë bërë të ditur zyrtarët.

Shembja ka ndodhur në rrethin e Kohistanit të provincës Badakhshan.

Thuhet se fshatarët kanë hapur një bosht të thellë prej 60 metrash në një shtrat të lumit për të nxjerrë arin dhe u kapën në kolapsin e saj, përcjell rtv21.tv.

Afganistani ka burime të mëdha të mineraleve, por shumë nga minierat janë të vjetra dhe mirëmbahen keq, duke krijuar kushte të rënda të sigurisë.

Shefi i distriktit të Kohistanit, Rostam Raghi, për shërbimin afgan të BBC-së ka thënë se “Vendorët u nxituan në vendin e ngjarjes dhe arritën të shpëtonin vetëm 13 punëtorë.”

Nik Mohammad Nazari, zëdhënës i guvernatorit provincial, i ka thënë agjencisë France-Presse se “Fshatarët kanë qenë të përfshirë në këtë biznes për dekada pa asnjë kontroll qeveritar mbi ta.”/21Media

Back to top button