300 euro gjobë për 32 vjeçarin nga Ferizaj

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj.
“Sot, rreth orës 16:00, policia ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 92 km/h”, thuhet në njoftim.
Shoferit B.B, 32 vjeçar, Policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit).
“Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button