31 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës
Më 5 korrik të vitit 1990, forcat serbe me urdhër të Qeverisë së tyre kishin ndaluar transmetimin e Radio Televizionit të Prishtinës.
RTP ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion ishte realizuar me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.
Radio Prishtina kishte filluar punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj ishte transferuar në Prishtinë.
Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.
Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do të kalonin 19 vjet deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974.
Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, ishte hapur rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës, i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë.
Në fillim të vitit 1974, RTP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e pastaj dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.
Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 ishte bërë nga TV Beogradi.
Në verën e vitit 1974 nga Anglia kishte ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi.
Në objektin e RTP-së sot, punon Radio Televizioni Publik i Kosovës.