Mustafa lartëson figurën e Klaiqit

Mustafa i pikëlluar për vdekjen e gazetarit 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Ganimet Klaiqi, e ka pikëlluar shumë atë.

“Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës.

I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Mustafa./21Media

Back to top button