32 raste me të reja me Covid-19

Edhe 32 raste me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 969 testime të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu bëhet e ditur se sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.684.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 272 doza të vaksinës kundër COVID-
19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.146 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.870 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button