32 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes nga Covid-19 në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 13 mijë e 953 testime, 1 mijë e 612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 2 mijë e 460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119 mijë e 471.
Në total numri i rasteve aktive është 26 mijë e 524.
Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 862 mijë vaksina kundër koronavirusit. Në total, 291 mijë e 645 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza./21Media

Back to top button