32 vjet nga vrasja e Ali Ajetit
Më 30 maj të vitit 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb.
Në atë ditë Kosovën do ta vizitonin një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në atë ditë e ashtuquajtur “Çeta e Llapit”, ka dalur me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.
Në një përleshje të armatosur ishte vrarë Ali Ajeti, ndërkaq ishin plagosur disa persona të tjerë.
Ali Ajeti është lindur në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës, i cili që nga viti 1984-1988 ishte në burg.
Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa persona të tjerë kishin vendosur që të formojnë grupin që ishte quajtur “Çeta e Llapit”.