32 zyrtarë serbë u paguan nga MAShT- i pa shkuar në punë
Mbi 135 mijë euro i kanë kushtuar shtetit pagesat për 32 zyrtarë të komunitet serb pa shkuar fare ata në punë.
Ministria e Arsimit nuk po arrin as të kontaktojë me ta, përveç tre prej tyre, të cilët janë përgjigjur në telefonatat nga institucioni. Kështu u bë e ditur gjatë raportimit të zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike./21Media
Përgatiti: Valmire Hoti