Udhëheqësi i ekstremit të majtë kritikon Makronin

Melanshon ka thënë se Makron ka forcuar të djathtën

Udhëheqësi i ekstremit të majtë në Francë, Zhan Luk Melanshon, ka reaguar me armiqësi ndaj emërimit të Eduar Fillipit për kryeministër të Francës.

Melanshon, i cili u rreshtuan në vendin e katër të garës presidenciale në Francë, me rreth 20 për qind të votave të fituara në rrethin e parë të zgjedhjeve, po përpiqet që mbështetjen e fuqishme në zgjedhjet presidenciale ta shfrytëzoi për të siguruar sa më shumë ulëse në Parlament, në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen në qershor, shkruan rtv21.tv

Ai tha se Fillip vjen nga radhët e së djathtës franceze dhe se me këtë vendim të presidentit Emanuel Makron nga radhët e qendrës, e djathta po forcohet, pasi që Fillip vjen nga radhët e Partisë Republikane.

Francezët do të votojnë në qershor për 577 deputetët e ri të Kuvendit Kombëtar të Francës. Melanshon ju bëri thirrje francezëve që mos të votojnë për Makronin dhe Fillipin, në mënyrë që ti pamundësojnë atyre që të sigurojnë shumicën në Parlament. Makron emëroi të hënën Fillipin për kryeministër. Fillip që nga viti 2010 ka ushtruar funksionin e prefektit të qytetit Le Avër.

Menjëherë pas emërimit të Fillipit për kryeministër, Makron të hënën pasdite shkoi për vizitë në Gjermani, ku u prit nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp per Merkelin, Makron bëri thirrje për një ripërtëritje historike të Evropës, duke theksuar se është ky reagimi i vetëm i duhur ndaj forcimit të popullizmit.
Si Makron, ashtu edhe Merkel premtuan se do të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e mbrojtjes, për forcimin e eurozonës, në fushën e reformave dhe reduktimin e burokracisë./21Media

Back to top button