321 pacientë me koronavirus po trajtohen në klinikat për COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 321 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID-19, të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
242 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive – 70 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) – 34 pacientë
Klinika e Pulmologjisë – 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive – 15 pacientë
Spitali i Prizrenit – 20 pacientë
Spitali i Gjakovës – 25 pacientë
Spitali i Pejës – 67 pacientë
Spitali i Gjilanit – 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë – 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës – 14 pacientë
Spitali i Ferizajt – 24 pacientë. /21Media

Back to top button