33 mijë e 952 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 33.952.
Ndërkaq, 14 mijë e 479 testime edhe 3 mijë e 628 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.771.577 doza të vaksinës.
Deri më sot 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sipas MSH-së raste të vdekjes nuk ka./21Media

Back to top button