33 vjet nga vrasja e Ali Ajetit

Më 30 maj 1989 në Podujevë ishte organizuar një demonstratë kundër regjimit serb. Në atë ditë, në Kosovë ishte duke qëndruar një grup diplomatësh nga Evropa dhe pikërisht në këtë ditë e ashtuquajtura “Çeta e Llapit”, kishte dalë me uniforma ushtarake nëpër rrugët e Podujevës.
Në një përleshje të armatosur, ishte vrarë Ali Ajeti, ndërkaq ishin plagosur disa tjerë.
Ali Ajeti ishte nga fshati Sfeçël i komunës së Podujevës dhe që nga viti 1984-1988 ishte në burg.
Pas daljes nga burgu Ali Ajeti dhe disa persona të tjerë kishin vendosur që të formonin grupin “Çeta e Llapit”.

Back to top button