Ngjarjet e dites 4 dhjetor 2018

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në Kosovë

Mbahet dita e dytë e Panairit e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse ”Prishtina 2018”. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P32, ora 09:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon Javën e CEFTA-s. (Hotel “Emerald”, ora 09:30)

Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e ri të SHBA-së, Philip Kosnett. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:00)

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, zyra e BIRN në Kosovë organizon tryezën ku do të diskutohet mbi të drejtat në pronë dhe trashëgimi. (Salla e konferencave “Orion”,  ora 11:00)

Ministria e Financave në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe GIZ, do të mbajë ceremoninë e lansimit publik të Portalit të Transparencës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

Bëhen homazhe në kompleksin memorial në Krushë të Madhe. (Ora 11:00)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të zhvillojë takim me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:15)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00) Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për të informuar rreth ngjarjes që do të organizojë me Down Syndrome Kosovo. (Objekti i OEK-ut, ora 14:30)

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 17:00)

Në Rahovec mbahet akademi përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Kombit. (Shtëpia e kulturës “Muhamet Malsori”, ora 17:00)

Zyra e UN Women në Kosovë mban aktivitetin “Ndriçimi i NEWBORN” në Prishtinë. (Para NEWBORN-it, ora 17:00)

Kosovo 2.0 organizon natën e poezisë “Vargje kundër shtypjes”. (Hapësira e K2.0, ora 18:00)

Kosova si nikoqire do të zhvillojë ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut. (Pallati i Rinisë, ora 18:00)

Back to top button