34 vjeçarit i gjejnë 6 kg drogë në qese e kavanoza reçeli

 

Një 34 vjeçar banues në Bilç, Berat është arrestuar nga policia për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shërbimet e policisë, bazuar në informacionet se shtetasi me inicialet S.M dispononte lëndë narkotike kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa të cilën e kishte fshehur në qese e kavanoza reçeli, një sasi lekësh dhe dy celularë.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Berat për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”./oranews

Back to top button