349 raste aktive me Covid-19, nëntë raste me Omicron

349 raste aktive me Covid-19 janë aktualisht në Kosovë, derisa mbrëmë Ministria e Shëndetësisë ka informuar se janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, prej të cilave, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529).
MSh dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, ndërsa janë konfrmuar edhe 12 raste të reja. “Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000. Në total numri i rasteve aktive është 349”, ka informuar MSh.
Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës. Deri dje 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button