35 fëmijë infektohen me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 787 raste të reja me COVID-19, nga 5 mijë e 82 testime të kryera. Mes tyre, 35 raste të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Rastet pozitive të kësaj grupmoshe janë nga: 8 në Prizren, 4 në Mitrovicë, nga 3 në Rahovec dhe Kamenicë, nga 2 në Skenderaj, Ferizaj, Prishtinë, Lipjan, Gjilan dhe Podujevë, si dhe nga 1 rast në Kaçanik, Gjakovë, Obiliq, Gllogoc dhe Fushë Kosovë.
Fëmijët e infektuar të gropmoshës 0 deri 9 vjeç janë 18 të gjinisë mashkullore dhe 17 të asaj femërore.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 52 raste të reja të grupmoshës 10 deri në 19./21Media

Back to top button