35 viktima në dy aksidente në Turqi, nisin hetimet

Autoritetet turke kanë nisur hetimet mbi dy aksidentet në të cilat vdiqën 35 persona.

Tragjeditë e së shtunës ndodhën vetëm 250 kilometra (155 milje) larg njëra-tjetrës në Turqinë jugore.

E para ndodhi në autostradën midis Gaziantepit dhe Nizipit kur një autobus pasagjerësh u përplas me ekipet e emergjencës që i ishin përgjigjur një aksidenti në provincën Mardin, në perëndim të Derikut.

Tre zjarrfikës, dy ndihmësmjekë dhe dy gazetarë ishin në mesin e 15 personave të vdekur, sipas ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu, tetë nga viktimat ishin nga autobusi, tha ai.

Agjencia e Lajmeve Ilhas tha se dy nga gazetarët e saj vdiqën pasi u tërhoqën për të ofruar ndihmë për njerëzit e përfshirë në aksidentin fillestar, në të cilin një makinë doli nga autostrada.

Ngjarja tjetër ka ndodhur pasditen e vonë të së shtunës në Derik pasi një kamion është përplasur me dy automjete të tjera.

Soylu njoftoi se 20 persona vdiqën dhe 26 u lënduan. Një oficer policie ishte në mesin e viktimave, dhe dy shoferë u arrestuan pasi filloi një hetim.

Turqia ka një histori të dobët të sigurisë rrugore. Rreth 5,362 njerëz vdiqën në aksidente trafiku vitin e kaluar, sipas qeverisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button