351 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë edhe 351 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 21 raste të reja me COVID-19.
Kështu është bërë e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se janë kryer 635 testime.
Edhe sot nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, teksa janë shëruar edhe 22 qytetarë.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar 143 qytetarë. Të vaksinuar me dy doza janë 822 mijë e 516 qytetarë, ndërsa, me dozën e tretë janë imunizuar 102 mijë e 264 qyetetarë./21Media

Back to top button