36 zyrtarë policorë nga sot i shtohen Njësisë Speciale Operative

Njësisë Speciale të Kosovës Operative i janë shtuar edhe 36 pjesëtarë të rinj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook tha se ata do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.

“36 zyrtarë policorë nga sot do të jenë vlerë e shtuar e Njësisë Speciale Operative. Djemtë e vajzat tona brenda kësaj Njësie do të shërbejnë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim në çdo cep të territorit të Republikës sonë. “, shkroi Sveçla në Facebook.

“Mirënjohje të gjithëve që në uniformën e Policisë së Kosovës po garantojnë sundim të rendit dhe ligjit, po mbrojnë sovranitetin e integritetin territorial të vendit tonë.”, përfundoi ai./21Media

Back to top button