37 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 844 testime të realizuara, 870 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: në Shkup-368, Tetovë – 78, Gostivar dhe Kumanova – nga 53, Kërçova – 40, Strumica – 39, Prilep – 29, Ohri – 28, Kavadari – 22, Struga – 20, Manastiri dhe Dibra – nga 15, Resnja – 13, Sveti Nikole – 12 , Veles dhe Radovish – nga 11, Delçevo – 8, Negotino – 7, Koçani, Gjevgjeli, Valandovo dhe Kratovo – nga 5, Kriva Palanaka, Berovo dhe Vinica – nga 4, Shtipi, Probishtipi dhe Makedonska Kamenica – nga 3, Bogdanci, Krusheva dhe Makedonski Brod – nga 2, Demir Hisar – 1.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka rgjustruar 661 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërsa 37 pacientë e kanë humbur betejën me virusin.
Numri i rasteve aktive është 14.249./21Media

Back to top button