378 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Regjistrohen 378 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 4 mijë e 918 teste të realizuara. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë 114 të infektuar janë regjistruar vetëm në Tetovë, ndërsa 118 raste janë regjistruar në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 21 pacientë. Betejën me koronavirusin e ka humbur 1 pacient, 71 vjeçar nga Shkupi.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikaurve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 157 mijë e 627, numri i pacientëve të shëruar 150 mijë e 506, numri i viktimave 5mijë e 503. Raste aktive gjithsej janë 1618./TV21