38 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba

Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.
Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.
Sipas raportit të policisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 25 aksidente me të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2571 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 22 persona, prej të cilëve 12 ka dërguar në mbajtje.