38 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 38 raste të reja me infeksionin koronavirus nga 206 testime.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.112 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344.
Në total numri i rasteve aktive është 189./21Media

Back to top button