​3×3/Vashat e Kosovës humbin sërish

Edhe pse luftuan deri në fund dhe ishin shumë afër fitores, vashat e Kombëtares së Kosovës nuk ia arritën qëllimit në FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier.

Vashat “Dardane” kanë pësuar humbjen e dytë në FIBA 3×3 Europe Cup Qualifier pas asaj nga Qipro, duke u mposhtur nga Irlanda me shifrat 17:15.

Astera Tuhina shënoi nëntë pikë për Kosovën, Enisa Kamerolli shtoi katër sosh dhe Agnesa Rrahmani dy pikë.

Ndeshjen e fundit në grupe, Kosova e ka ndaj Andorrës nga ora 18:05.

Back to top button