4 anëtarë të familjes vdiqën pasi ranë nga ballkoni i katit të shtatë

Katër anëtarë të së njëjtës familje vdiqën në Zvicër të enjten dhe i pesti është në gjendje të rëndë, pasi ranë nga një ballkon i katit të shtatë.
Policia ka raportuar se të vdekurit përfshijnë një burrë 40 vjeç, gruaja e tij dhe motra e saj binjake, 41 vjeç dhe vajza e tyre tetëvjeçare. Djali 15-vjeçar i çiftit i mbijetoi rënies dhe identifikimi zyrtar tani është duke u bërë. Policia tha se viktimat ishin të gjithë shtetas francezë.
Raporte të pakonfirmuara në mediat zvicerane, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të policisë, pretendojnë se të pestët ishin hedhur nga ndërtesa e tyre e banimit, transmeton rtv21.tv.
Grupi u gjet rreth orës 7 të mëngjesit të së enjtes jashtë një ndërtese pranë Casino Barriere të qytetit.
Policia dhe ekipet e emergjencës ngritën tenda të bardha në vendngjarje dhe hetuesit e mjekësisë ligjore u panë në ballkonin e sipërm të ndërtesës. Një hetim ka nisur edhe nga prokuroria publike.
Montreux është një qytet buzë liqenit më i njohur si një pikë e nxehtë turistike dhe veçanërisht për festivalin e tij vjetor të xhazit./21Media

Back to top button