4 mijë e 800 raste aktive me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 88 raste të reja, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 4 mijë e 800.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.”, ka informuar ministria.
Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës. “Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka informuar tutje MSh.
Që nga marsi i vitit 2020, në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 931 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19./21Media

Back to top button