4 mijë e 889 raste pozitive me COVID-19
Aktualisht në Kosovë janë 4 mijë e 889 raste aktive me COVID-19. Ndërsa, 2 mijë e 226 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur 1 person që kanë qenë i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 25 raste të reja, ndërsa janë shëruar edhe 196 persona nga Covid-19.
Numri total i rasteve pozitive është 106.939 raste nga 571.317 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.824./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?