4 milionë njerëz ikën nga Ukraina
Më shumë se katër milionë njerëz kanë ikur tani nga Ukraina për t’i shpëtuar pushtimit të Rusisë, sipas shifrave të fundit të Kombeve të Bashkuara.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, thotë se 4,019,287 ukrainas kishin ikur përtej kufijve të vendit që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, transmeton rtv21.tv.
Më shumë se 2.3 milionë ukrainas janë tani në Poloni./21Media