4 të vdekur dhe 2110 raste të reja me Covid-19
Katër persona kanë humbur jetën dhe janë shënuar 2 mijë e 110 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 10 mijë e 258 testime.
Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë e 408.
Në total numri i rasteve aktive është 12 mijë e 159./21Media
