4 të vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 57 raste pozitive.

Ndërsa, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.939 nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003. /21Media

Back to top button