4 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 219 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 4.713 teste të realizuara. Tetova dhe Shkupi vazhdojnë të kryesojnë listën me numrin më të madh të të infektuarve. Këto dy qytete kanë regjistruar nga 65 raste të reja.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 30 pacientë të shëruar, ndërsa nga koronavirusi kanë humbur jetën 4 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 deri tani në vendin tonë ka arritur në 156.926, numri i pacientëve të shëruarve 150.470, si dhe numri i viktimave ka arritur deri në 5.501. Numri i rasteve aktive ka arritur në 955.

Back to top button