Kaloni te përmbajtja kryesore

40% e mësimdhënësve nuk janë vaksinuar në Maqedoni

Nëse masat restriktive kufizojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të jo-vaksinuar në objekte dhe ngjarje, siç duket viti i ri shkollor nga 1 shtatori nuk do të mund të fillojë me prezencë fizike, duke pasur parasysh se 40% e mësimdhënësve nuk janë të imunizuar në Maqedoninë e Veriut.
Nga MASH thonë se po bëjnë përgatitje intensive për vitin e ri shkollor dhe se i kanë parasysh rreziqet nga pandemia.
Shtojnë se janë të gatshëm për tre skenarë për mësim varësisht të gjendjes epidemiologjike, ndërsa ato janë: Hapje e plotë e shkollave; Një pjesë me prezencë fizike e një pjesë online; ose Me rotacion të grupeve, një javë një grup me prezencë fizike e javën tjetër grupi tjetër./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button