40 mijë euro për familjen që humbi dy djemtë nga zjarri

Qeveria e Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija, pas humbjes së dy fëmijëve të moshës 12 dhe 13 vjeç, që vdiqën si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë.
Në një vizitë bërë familjes Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre.
Kurti tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër.
Ngjarja rëndë ndodhi në fshatin Ujz të Gjakovës, ku një shtëpi u përfshi nga zjarri, si pasojë e kësaj mbetën të vdekur dy fëmijë, që të njëjtit gjatë asaj kohe ishin në gjumë./21Media
 

Back to top button