40 mijë qytetarë kyçen në Termokos në 8900 njësi të reja banimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 40 mijë qytetarë në 8900 njësi të reja të banimit janë kyçur në Termokos.

Rama, potencoi se kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit, teksa shtoi se është zgjeruar rrjeti në tetë lagje të kryeqytetit.

“Një sezon i ri me kyçje të reja. Kështu do të fillojë sezoni i ri i Termokos. Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40.000 qytetarë në 8900 njësi të reja banimi. Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa. Përgatitjet janë bërë që gjithçka të fillojë si duhet në Tetor”, ka shkruar Rama.

Back to top button