40-vjetori i demonstratave të studentëve të Prishtinës

Vihet gurthemeli i monumentin që i kushtohet “Pranverës Shqiptare 1981”

Në 40-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, tek mensa e studentëve ku kishte nisur gjithçka, është vendosur sot gurthemeli për monumentin që i kushtohet “Pranverës Shqiptare ‘81”. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni, tha se sot janë bashkuar të gjithë ata që 40 vite më parë e bënë kthesën e madhe për liri e pavarësi.(Teksti-Abaz Krasniqi, kamera- Gyner Muja)./21Media

 

Back to top button