400 thasë me mbeturina u larguan nga liqeni i Batllavës

Nën moton, “Mendo sot, për një të ardhme të shëndetshme” te shtunën u pastrua Liqeni i Batllavës, ku u larguan 400 thasë me mbeturina. Aksioni i pastrimit u zhvillua në zonat përreth Liqenit,  po ashtu u bë pastrimi edhe brenda liqenit, ku përmes përdorimt të barkave u mundësua të realizohet pastrimi.
Siç informoi OJQ, Sundimi i Demokracisë në Kosovë, aksionit të pastrimit i’u bashkuan rreth 50 pjesëmarrës vullnetmirë, banor të fshatit Orllan.
“Nga ky aksion janë mbledhur rreth 400 thasë me mbeturina, të cilat janë larguar nga hapësirat përreth Liqenit.   SDK, në bashkëpunim me grupin e vullnetarëve, në vazhdimësi kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme që kanë kontribuar në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit, në veçanti të Liqenit “Batllava”. Meqenëse është një prej Liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm një numër i madhë i banorëve të Republikës së Kosovës, janë zhvilluar mjaft aktivitete edhe avokuese tek institucionet gjegjëse për mirëmbajtjen e përhershme të Liqenit Batllava.”, u bë e ditur në komunikatë.
SDK, inkurajon të rinjtë dhe gjithë qytetarët, që të jenë çdo herë aktiv në iniciativa të tilla që ndikojnë në ruajtjen dhe promovimin e mjedisit të pastër, që rezulton për një të ardhme të shëndetshme.
Siç u potencua, ky aktivitet është në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm”, i cili u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./21Media

Back to top button