406 raste të reja dhe 18 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

406 raste të reja nga 3.149 testime të realizuara janë regjistruar për 24 orë në Maqedoninë e Veriut.
Janë shëruar 387 persona, ndërkaq janë regjistruar edhe 18 viktima.
12 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërkaq 6 viktima janë regjistruar në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 nga Termini im.
Këta persona është raportuar se kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 08.09.2021 deri 03.10.2021.
Raste aktive në vend janë 10.819./TV21

Back to top button