Bredllou: Mali i Zi në NATO nuk rrezikon askënd

Ish-komandanti i NATO-s për zgjerimin e aleancës

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Fillip Bredllou, deklaroi se anëtarësimi i Malit të Zi në aleancë nuk e kërcënon askënd.

Sipas tij, NATO është një aleancë aleancë e shteteve, të cilat dëshirojnë të jenë anëtare të saj dhe anëtarësimi i Malit të Zi në këtë organizatë, në fillim të qershorit, nuk është kërcënim për askënd, por vendim i vendeve anëtare që të zgjedhin rrugën që dëshirojnë të ndjekin, shkruan rtv21.tv

Bredllou, i cili mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare të sigurisë në Sllovaki, vlerësoi se përkundër kësaj, marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë, e cila e konsideron anëtarësimi e Malit të Zi në aleancë si kërcënim, janë në nivelin më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Gjenerali amerikan gjithashtu tha se është e tepruar frika e Evropës nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke shtuar se Kongresi amerikan i kushton një rëndësi tejet të madhe vlerave të Evropës dhe NATO-s.

Në anën tjetër, analisti amerikan, Janush Bugajski, është i mendimit se ofensiva moderne ruse e dezinformatave, të cilën po e udhëheq Rusia në Mal të Zi, ka për qëllim që të frikësoi qytetarët, që të deligjitimizojë demokracitë perëndimore, që të shfaq si të korruptuara institucionet shtetërore dhe të forcoi nacionalistët.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Malit të Zi ka paralajmëruar sot se do ti dërgoi një shkresë proteste Moskës zyrtare, për shkak të ndaljes dhe dëbimit Miodrag Vukoviqit, zyrtarit të lartë të partisë në pushtet, DPS dhe bashkëpunëtorit të ish-kryeministrit, Millo Gjukanoviq.

Ai fillimisht u ndal nga policia në aeroportin e Moskës, me arsyetimin se është person i padëshiruar në Rusi, e pak kohë më pas edhe u arrestua dhe u dëbua nga Rusia. Vukoviq ka kaluar transit nëpër Rusi, pasi që ishte nisur për në Bjellorusi, për të marrë pjesë në një takim të Iniciativës së Evropës Qendrore./21Media

Back to top button