42 të reja me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë shënuar 42 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, nga 426 testime.
Në të njëjtën periudhë kohore, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se numri i të shëruarve është 64.
Të vaksinuar brenda 24 orëve janë 20 qytetarë.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive në nivel vendi është 349./21Media

Back to top button