Kaloni te përmbajtja kryesore

42-vjeçari humb jetën pasi u rrokollis me traktor

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se sot rreth orës 14:55 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Gremnik – komuna e Klinës.

Sipas tij, në aksident ka qenë i përfshirë viktima dhe një traktor, i cili është rrokullisë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatu vdekjen e viktimës, gjithashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML”, tha Gashi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button