420 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 420 raste aktive me COVID-19.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 79 raste, më pas Ferizaj me 43, Prizreni me 32, Kamenica 30, Gjilani 23, Klina 22, e të tjera.
Dje janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 725 testime të kryera.
Rastet pozitive janë 2 nga Komuna e Vushtrrisë, dhe nga një rast në Lipjan, Kamenicë, Graçanicë, Fushë Kosovë dhe Rahovec.
Ndërsa betejën me virusin e ka humbur një qytetare nga Graçanica, e moshës mbi 80 vjeç./21Media
 

Back to top button