424 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë 424 raste aktive me COVID-19.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 75 raste, Ferizaj me 45, Prizreni me 32, Kamenica me 31, Gjilani me 24, Klina me 22, e të tjera.
Dje janë konfirmuar 4 raste me COVID-19, nga 1 mijë e 58 testime të kryera.
Janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 548./21Media

Back to top button