43 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 
Asnjë viktimë dhe 43 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 25 raste, duke vijuar me 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.
Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button