438 raste aktive me COVID-19

 
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)  njofton se në Kosovë janë 438 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës.
IKShPK në raportin e fundit bëri të ditur për një rast të vdekjes nga Komuna e Gjilanit. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tri raste të reja pozitive me Covid-19.
Në raportin e fundit të IKShPK-së rezulton që 20 qytetarë veçse janë shëruar nga infektimi me koronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225./21Media

Back to top button