439 raste aktive me Covid-19

Aktualisht në Kosovë janë 439 raste aktive me COVID-19.
Komuna e Prishtinës renditet e para për numrin me të madh të rasteve aktive me koronavirus. Në kryeqytet raportohet për 105 raste aktive me COVID-19.
Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 13 raste të reja me koronavirus.
IKShPK të dielën ka bërë të ditur se nga COVID-19 janë shëruar 20 qytetarë.

Back to top button