440 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i rasteve aktive në nivel vendi është 440.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 21 raste të reja me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.157 doza të vaksinës, ndërsa deri dje 822.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Dje janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495./21Media