441 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë raste aktive me COVID-19 janë 441.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa vdekje nuk ka.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 619 testime, teksa janë shëruar 3 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.825.998 doza të vaksinës. Deri më sot 821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button